Një hetim i nisur tre vite më parë nga Guardia DI Finanza dhe ndjekur më pas edhe me policinë shqiptare nëpërmjet zyrës së Interfocës ka zbuluar një organizatë kriminale të narkotrafikut Italo Shqiptar.
WebLajm mëson se gjatë hetimit dhe sekuestrimeve hetuesit Italian kanë mundur të zbulojnë se trafikantët komunikonin nëpërmjet aplikaconit “Matrix” duke përdorur kodimin e mesazheve.
Në Itali janë arrestuar 19 persona dhe 60 të tjerë janë në hetim, nëdrsa në territorin shqitarë janë arrestuar tre persona mes tyre edhe një grua.
Emrat e tyre janë Ardian Korriku, Jurgen Korriku dhe Etleva Adami dhe pritet që të ekstradohen drejt italisë.
Policia Shqiptare ka njoftuar se:
Vijon në vendin tonë, operacioni policor ndërkombëtar antidrogë i koduar “PUZZLE 2020”, si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit, Policisë italiane dhe GDF-së.
Operacioni, me koordinimin e Zyrës së Interforcës italiane, në Shqipëri, pas hetimeve të kryera nga prokuroritë e Padovas dhe Venecias.
Kapen në Shqipëri dhe vihen në pranga 3 shtetas shqiptarë, të kërkuar ndërkombëtarisht në kuadër të këtij operacioni, për trafikim të lëndëve narkotike.
Në kuadër të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë italiane dhe me GDF-në, për goditjen e grupeve/organizatave kriminale në fushën e narkotikëve, me veprimtari në të dy shtetet, ka vijuar në Shqipëri, operacioni policor ndërkombëtar antidrogë i koduar “PUZZLE 2020”.
Gjatë këtij operacioni u kapën në vendin tonë, shtetasit shqiptarë A. K., 54 vjeç, J. K., 27 vjeç dhe E. A., 46 vjeç.
Për këta 3 shtetas është lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në kuadër të një procedimi penal të Drejtorisë së Antimafias, së Distriktit të Venecias.