Konkurenca e lokalit, gjobëvënia ose prishjet e pazareve të drogës janë 3 pistat e hetimit të shpërthimit me tritol në rrugën “Donald Trump” në Kamëz.
WebLajm sjell pamjet kur një automjet afrohet pranë lokalit. Nga aty del pasagjeri ndez fitilin e tritolit dhe gjithçka ndodh në 10 sekonda deri në shpërthimin me dëme materiale.
Njoftimi Policisë
Më datë 18.11.2023, rreth orës 04:25, në rrugën “Donald Trump”, në ambientet e jashtme të një lokali të marrë me qira nga shtetasi O. M., 24 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.
Si pasojë është dëmtuar fasada e jashtme e lokalit dhe janë thyer disa xhama. Nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.
Policia në Kamëz ka arrestuar një 58 vjeçar me iniciale B.M, ndërsa ka identifikuar personin që vuri tritol dhe e ka shpallur në kërkim. 58 vjeçari deri më tani është bashkëpunëtor në krim dhe pronari mejtit audi filmuat nga kamerat.