Pas cencusit i cili ende s’ka përfunduar dhe afati për deklarimin e të dhënave u zgjat, qeveria shqiptare nëpërmjet ministrisë së brendshme kërkon të mbledh informacion për të gjitha banesat ku jetojnë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit.
Emisioni “FactCheck” ka siguruar draftin e projektligjit për disa shtesa dhe ndryshime në “LIGJIN NR.10129, DATË 11.5.2009, “PËR GJENDJEN CIVILE”.
Cilido shtetas që refuzon të bëjë këtë deklarim humb të drejtën për të ofruar shërbime nga regjistri i gjendjes civile.
Në nenin 4 të këtij ligji që ndryshon neni 14 në ligjin ekzistues thuhet “Deklarimi i vendbanimit”
Pika 1. Shtetasit kanë detyrimin që të deklarojnë adresën e çdo banese që kanë në pronësi brenda ose jashtë vendit brenda 6 (gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji duke zgjedhur ndër to vendbanimin e tij.
Pika 2. Shërbimi i gjendjes civile ofrohet për shtetasit pasi të respektojnë detyrimin e mësipërm.”
Nëpërmjet këtij ligji qeveria parashikon të verifikojë për herë të parë edhe sipërfaqet e banimit, ku në rast të sipërfaqeve të papërshtatshme duke jetuar shumë anëtarë të një familje, gjendja civile do të refuzojë regjistrimin dhe dhënien e shërbimeve.
Ky lajm u publikua në emisionin “FactCheck” në MCNTV