WebLajm sjell fotot e biznesment Sokol Meqemeja, njohur si krahu i djathtë i ish zv.kryeministrit Arben Ahmeta sot në arrati. Meqemja ka dëshmuar për afro 90 minuta mesditën e të premtes në Spak pas një flet-thirrje të Prokurorisë së Posaçme.
Nga hetimet e pasurisë së ish nr.2 të qeverisë Meqemeja rezulton se ka kryer transaksione për prona me ish bashkëshorten e Arben Ahmetaj.
Ai pritet të rithirret nga Spak ndërsa pasuritë e tij po ashtu po vetifikohen.
Transaksioni është një apartament dhe një garazhd në një vlerë ekonomike prej 140 mijë euro, për të cilat oficerët e bkh dyshojnë se është fshehje pasurie dhe pastrim parash.
WebLajm mëson se Meqemeja është pyetur dy herë për dy çështje një që po ndiqet nga prokurorja Enkeleida Millonai dhe një nga prokuror Elvin Gogaj.
Meqemeja është biznesmeni i dytë në sitën e Spak pas Lirim Fejzollarit për aferën e privatizimit të Buka sha, pyetur për lidhjet me Ahmetajn.