Falsifikim dokumentash për leje ndërtimi, Prokuroria arreston 2 arkitekt dhe sekuestron 7 vila me vlerë mbi 10 milion euro. Hetimet kanë nisur pas verifikimeve në terren, ku e gjithë skema rezulton se ka nisur pas tërmetit të vitit 2019.
Duke përfituar nga zbutja e legjislacionit që lejoi ndërtimin për efekt tërmeti edhe pa dokumentat e pronësis së tokës abuzuesit kanë përfituar. Ndërtimet sipas hetimeve janë bërë në tok shtet pyll. Kompleksi i vilave është tek mbikaliki në hyrje të autostradës Tiranë-Elbasan, njohur si Secret Rezidence. Hetimi po ndiqet nga prokurorët Ndini Tavani, Erjon Imeraj dhe drejtuesi prokurorisë Tiranë Arenc Çela.
Të arrestuarit janë Armand Prelezi dhe Klevis Bregu.
Njoftimi Prokurorisë
PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË
PËRGJITHSHËM TIRANË
Prokuroria Tiranë kërkon ‘Arrest në burg’ për dy arkitektë për Veprën Penale ‘Falsifikim i dokumenteve’, sekuestrohen pronat
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka regjistruar procedimin penal nr.1285, të vitit 2023 (i bashkuar), për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal, ma kallezues në ngarkim të shtetasve M.T., A.T., F. Z., A.H., D. D., G.M., T.V. dhe M.D.
Deri në këtë fazë të hetimeve, rezulton e provuar se shtetasit e mësipërm, kanë aplikuar në sistemin E-Leje, nëpërmjet shtetasve A.P. dhe K.B. (Arkitektë), si dhe janë pajisur me lejet e rindërtimit respektive.
Nga një verifikim i thjeshtë i koordinatave nëpërmjet aplikacionit ‘Google Maps’, rezulton se koordinatat e pasqyruara në relacione nga Arkitekti A.P. apo K.B., tregojnë vendndodhje të ndryshme karahasuar me vendndodhjen reale të objekteve të konstatuara nga vetëdeklarimet pranë ASHK-së, apo edhe pa vendndodhje duke mos reklamuar koordinata.
Nga të dhënat e grubulluara rezulton se objektet janë ndërtuar në ngastrat e ekonomive pyjore 1/a dhe 2/a, në juridiskionin e Bashkisë Tiranë.
Shtetasi G.M. administrator dhe ortak i vetëm i subjektit Certi Ë South Balkans, ka lidhur kontratë qiraje në datën 14.04.2021 me Agjencinë e Parqeve dhe rekreacionit për sipërfaqen 2000 m2, e cila është pjesë e fondit pyjor, ngastra 1/a, për të cilin janë përpiluar aktet pëkatëse, duke u konstatuar se disa prej strukturave me hekur dhe beton si dhe muri rrethues janë të pozicionuara në një sipërfaqe të fondit pyjor e cila ëshë dhënë në përdorim.
Arkitektet A. P. dhe K.B. kanë bërë të mundur aplikimin e të dhënave të cilat tregojnë të dhëna të rreme, nëpërmjet E-leje.
Pas verifikimeve, kërkohet vendosja e sekuestros preventive mbi objektet e ndërtuara nga;
M.T. me sipërfaqe 370 m2, të konstatuar sipas procesverbalit për konstatimin e kundravajtjes nr. 5271 datë 12.01.2023, të IMT dhe vetëdeklaruar me aplikim nr 62 datë 09.02.2023, pranë ASHK;
F.Z. me sipërfaqe 370 m2, të konstatuar sipas procesverbalit për konstatimin e kundravajtjes nr. 5272 datë 12.01.2023, të IMT dhe vetëdeklaruar me aplikim nr 63 datë 09.02.2023;
A.T. me sipërfaqe 370 m2, të konstatuar sipas procesverbalit për konstatimin e kundëvajtjes nr 5270 datë 12.01.2023, të IMT dhe vetëdeklaruar me aplikim nr 65 datë 11.02.2023, pranë ASHK;
A.H. me sipërfaqe 370 m2, të konstatuar sipas procesverbalit për konstatimin e kundravajtjes nr 5269 datë 12.01.2023, të IMT dhe vetëdeklaruar me aplikim nr 72 datë 15.02.2023, pranë ASHK;
D.D. me sipërfaqe 360 m2, të konstatuar sipas procesverbalit per konstatimin e kundravajtjes nr 2582 datë 30.01.2023, te IMT dhe vetedeklarimit nr 38 datë 01.02.2023, pranë ASHK;
T. V. vetëdeklaruar me aplikimin nr.5714 datë 31.03.2022, pranë ASHK-së; dhe
M. D., i cili nuk rezulton të ketë bërë aplikim për ndërtimin e paligjshëm, por ka pretenduar se ka ndërtuar objektin e konstatuar bazuar në lejen e ndërtimit nr Nr. K-10349/2.
Po kështu, egzistojnë kushtet dhe kriteret e parashikuara nga neni 228, 229, 230, 238, të K.Pr.Penale, për caktimin e masës së sigurimit arrest në burg për shtetasit: A.P. dhe K.B.
Egziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova, se ata kanë kryer veprën penale të parashikuar nga neni 186/3 i K.Penal. Arkitektët A.P dhe K. B. kanë bërë të mundur aplikimin e të dhënave të cilat tregojnë të dhëna të rreme, nëpërmjet E-leje.