Hetimi i Krimit Ekonomik dhe operacioni”dora e dytë” Second Hand ka zbuluar një rrejt argjendarishë të tregtimit të produkteve dhe aksesorëve nga kondrabandë deri të falsifikuara, kryeisht të markës “Pandora”.
Policia e Tiranës njoftoi zyrtarisht se :
Tregtonin sende me vlerë (bizhuteri) të një marke të mbrojtur, të dyshuara të kontrabanduara, për të cilat nuk dispononin fatura doganore dhe tatimore, procedohen penalisht 7 shtetas.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në vijim të punës dhe goditjeve të njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, finalizuan operacionin policor të koduar “Second hand”.
Në kuadër të tij u proceduan penalisht shtetasit G. S., 36 vjeç, F. D., 27 vjeç, M. B., 44 vjeçe, I. B., 37 vjeçe, F. S., 29 vjeç, I. I., 33 vjeç, F. A., 46 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Këta shtetas tregtonin në 7 dyqanet e tyre, tregtonin sende me vlerë (bizhuteri) të një marke të mbrojtur, të dyshuara të kontrabanduara, për të cilat nuk dispononin fatura doganore dhe tatimore.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sasi të konsiderueshme të sendeve me vlerë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Por cilët janë personat në hetim dhe dyqanet që ata dispononin:
1. Gazmend Spahiu, administrator i argjendarisë“Spahiu”, me adrese rruga e “Dibres” Tiranë.
2. Fabio Demerxhiu, administrator i argjendarisë“GOLD JEËELLERY ËATCH”, me adrese rruga e “Myslym Shyri” Tiranë.
3. Marjeta Bengasi, administratore e argjendarise “Prestige” me adrese rruga “Myslym Shyri”, Tiranë.
4. Irena Bengasi administratore e argjendarise “Marilyn Monroe”, me adrese rruga e “Marylyn Shyri”, Tiranë.
5. Fatjon Spahiu, administrator i argjendarisë“Fredi” me adrese rruga e “Dibrës” Tiranë.
6. Indrit Imeraliu, Administrator i Argjendari INDRITI.me adrese rruga e “Dibrës” Tiranë.
7. Festim Allushi, administrator i argjendarisë “Nobel” me adrese rruga e “Dibrës” Tiranë.