WebLajm sjell fotot e fuoristradës të përdorur nga tre autor të grabitjes në Kamëz. Ajo është bmw x6 me targa të dubluara ngjyrë e bardha. Targat e përdorura për të humbur gjurmët i përkasin një automjeti Hyndai. Ata kanë kërcënuar me kallash shitësit dhe pasi kamë marrë 1 kg flori kanë larguar.
Njoftimi Policisë
Më datë 28.11.2023, rreth orës 17:15, në rrugën “Nënë Tereza”, tre persona të maskuar, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri automatik, kanë marrë disa bizhuteri në argjendarinë e shtetases E. S., dhe më pas janë larguar me një automjet tip “BMW”.
Shërbimet Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Janë ngritur pikat e përkohshme të kontrollit në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër.
Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor me specialistë të strukturave të posaçme të luftës kundër krimeve të rënda.
Grupi hetimor mbi bazën e të dhënave të administruara po punon për zbardhjen e dokumentimin e autorësisë të kësaj ngjarje.