Teksa stina e dimrit dhe kushtet e vështirë klimaterike kanë trokitur auditimi i KLSH-s ka nxjerr në pah se rezervat e shtetit thuajse janë të boshatisura. Ndërsa në ato raste ku sasia e mallrave është nën limitin e lejuar ruhen në kushte jo të përshtatshme. Duke u nisur nga situatat e tërmetit të vitit 2019 apo pandemisë Covid, KLSh thotë se në këto kushte ku ndodhet rezerva e shtetit nuk garanton nevojat e qytetarëve.
“Sasia e përgjithshme e mallrave gjendje për disa mallra është zvogëluar. Diferencat nga limiti minimal për një pjesë të konsiderueshme mallrash janë të ndjeshme. Rezerva materiale e shtetit nuk garanton nevojat e qytetarëve në përballimin e rasteve të emergjencave civile dhe rasteve të tjera të parashikuara”.-thuhet në Raport Auditimin
Me ndryshimet ligjore Rezerva e Shtetit është në varësi të Ministrisë së Mbrojties dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrotjies Civile, institucionet të cilat sipas KLSH-s
Po përse ekzistojnë Rezervat e Shtetit?
Në përkufizimin ligjor rezervat materiale të shtetit krijohen për të ndërhyrë, në mënyrë operative, për mbrojtjen e popullsisë, të ekonomisë dhe mbrojtjen e vendit, në situata të gjendjes së jashtëzakonshme, gjendjes së emergjencës civile, veprimeve terroriste, veprimeve ushtarake ( në gjendje lufte), të cilat sjellin dëme të menjëhershme e të rënda për jetën, për shëndetin e popullatës dhe të gjësë së gjallë, për pasurinë, për trashëgiminë kulturore dhe për mjedisin. Rezervat materiale të shtetit përdoren edhe për dhënien e ndihmave humanitare, në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare
WebLajm ka siguruar raportin e auditimit ku rezulton se “gjendja dhe limiti minimal për mallrat reserve materiale sipas grupeve ndarë në lloje dhe sasi, për periudhën 2019-2022, vijon si më poshtë:
Grupi A
Artikulli “Mjete të rënda për çdo lloj transporti” gjendja është nën limitin minimal të përcaktuar.
Artikulli “grurë” gjendja është zero.
Grupi B
Artikulli “Mjete të vogla lundrimi” gjendja është zero.
Artikulli “Automjete të tonazhit të ulët nën 10 ton” gjendja është nën limitin minimal të përcaktuar.
Artikulli “Karburante”, gjendja është zero.
Grupi C
Gjatë periudhës së auditimit deri në fund të vitit 2022, nga 22 artikuj, 20 prej tyre janë me diferenca, mungesa jo vetëm te gjendja orientuese e mallrave (sasia) por edhe nën vlerat e limiteve minimale të përcaktuara në VKM nr.1128 datë 05.08.2008 “Për krijimin dhe administrimin e mallrave rezervë materiale shtetërore”, e ndryshuar.
Për artikujt e Grupit C, vërehet se:
Gjendja orientuese e mallrave dhe limiti minimal është mbajtur në të njëjtat kritere
(normativa), që prej vitit 2008;
Diferencat nga limiti minimal për një pjesë të konsiderueshme mallrash janë të ndjeshme;
Kjo sasi me diferenca të theksuara në mallra e produkte sipas audituesve në një situatë kritike do të ndikonte drejtëpërsëdrejti tek qytetarët.
“Gjendja e mallrave rezervë materiale shtetërore është nën kufijtë e përcaktuara në VKM nr.1128 datë 05.08.2008 “Për krijimin dhe administrimin e mallrave reserve materiale shtetërore”, e ndryshuar, çka ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në përgjigjen ndaj përballimit të situatave jo të zakonshme me të cilat mund të përballet vendi”.
E teksa kritike paraqitet situate me mallrat një tjetër situatë jo e favorshme e gjetur nga kontrolli i lartë i shtetit është edhe portofoli ekonomik i pronave që disponon Rezerva. Audituesit kanë konstatuar se afreo 50 % e pronave nuk janë të regjistruara hipotekuara çka lë vënd për abuzim e po ashtu edhe rezerva qëndrore në lundër është drejt zhdukjes pasi kjo pronë do të tjetërsohet në një zonë me interes të lartë ekonomik.