Gjatë orëve të natës ka pasur reshje shiu me intensitet, të cilat kanë shkaktuar rënie gurësh e inertesh në: Skuraj-Burrel, Elbasan-Qafë-Thanë, Vaudejes-Pukë-Kukës, Bulqize-Urë e Cerenecit, Berat-Çorovodë, rrëshkitje dheu në Klos-Qafë Buall, ku janë marrë masat e nevojshme menjëherë nga 🦺grupet e punës të mirëmbajtjes për pastimin e akseve 🚜 Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale🚘
📍Në orët e para të mëngjesit kanë filluat reshjet e dëborës në Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh,
Bilisht-Miras 🌨️ ku po vijon puna për pastrimin e dëborës dhe shpërndarjen e kripës🚜
Temperaturat kanë qenë në rritje❄️
⚠️Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore👮


