Konflikti për pronat dhe kanalin vaditës mes fqinjëve në Kamëz ka përgjakur ditën e fundit të nëntorit 2023 në Kamëz. Policia njofton se ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së Shefqet Hasës, dhe plagosjes së Besim Keça i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. I arrestuari është shtetasi 70 vjeçar Maliq Marku i cili e ka kryer krimin me një armë kallashnikov.
Njoftimi Policisë
Kamëz/Informacion paraprak
Më datë 30.11.2023, në Laknas, në rrugën “Fatos Shupi”, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç.
Shtetasi B. K., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.