WebLajm mëson ekskluzivisht se pak çaste pas shkakrimit me firmë të Ministeit të Drejtësise Ulsi Manja, Durim Toska ish drejtori i burgut të Fushë-Krujës ka përfunduar në qeli.
Ai është arrestuar me akuzën e dhunës në familje dhe armbajties pa leje.
Toska drejtonte IEVP Fushë-Krujë prej disa muaj, ndërsa më herët ka qenë edhe kreu i burgut Drenovë. Ndërsa para këtij funksioni Toska ka qenë edhe Kryetar Komune në Qarkun e Pogradecit, Komuna Hudenisht.
Toska është arrestuar nga policia e Pogradecit ndërsa pritet të dalë para gjykatës për tu njohur me akuzat.
Njoftimi Shkarkimit
Njoftim në lidhje me shkarkimin e Drejtorit të Institucionit të Ekzekutimit të Veprave Penale në Fushë-Krujë!
Ministri i Drejtësisë, z. Ulsi Manja, ka ndërmarë këtë hap, pas propozimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, duke e bazuar vendimin në kritere etike dhe ligjore të cënuara nga z. Durim Toska.
Vendimi vjen në përshtatje me objektivat e Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për përmirësimin e efikasitetit dhe integritetit në sistemin e drejtësisë.
Ministri Manja shpreh besimin në vazhdimin e punës dhe angazhimin për të siguruar një administratë të fuqishme dhe të drejtë.
Njoftimi policisë për arrestin
Pogradec/Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe posedonte në banesë armë zjarri me municion pa leje, vihet në pranga 52-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin D. T., 52 vjeç, banues në fshatin Piskupat, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me municion luftarak, të cilën 52-vjeçari e posedonte pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.