7 muaj pas vrasjes së Ardian Niulaj, biznesmenit në Lezhë. Hasmëria duket se ska të ndalur. Një atentat mafioz i ka marrë jetë nipit të tij Eno Nikulaj ose Entjan Nikulaj, viktima ishte djali i xhaxhait të biznesmenti vrarë më 19 Prill 2023.

Rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e quajtur “Ura e trenit”, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi E. N., 40 vjeç, banues në Shëngjin” njoftimi policisë Lezhë.
Autorët të dyshuar 3 largohen pas krimit me mjet BMW me targa të denoncuara të vjedhura në Tiranë. Mjetin autorët e djegin tek zona e njohur si kthesa e hajdutit në afërsi të lumit “Tërkuz” që ndan Rinasin me Kamzën. Krimi është kryer me armë Kallashnikov, mbi viktimën është qëlluar me 10 plumba.
Ky krim shton piramidën e vrasjes për gjakmarrje në Lezhë. Ndërsa policia dyshon se atentatorët janë pagaur për këtë krim dhe e kanë ndjekur Entjan Nikulaj prej disa javësh.