Pezullim nga detyra është masa e Spak për Prefektin e Kukëkësit, Granit Gjana ish ne.2 i Bashkisë disa kohë më parë.
Ai dyshohet se ka favorizuar komoaninë “Kastrati” në një tender prej 21 mil lekë për karburantin për nevojat e Bashkisë.
WebLajm raportoi praninë e Granit Gjanës në Spak gjatë muajit Gusht 2023.
Ndërsa burine bën me dije se hetimet janë të hapura edhe ndaj subjektit privat për përfshirje në veprën penale të korrupsionit ndaj zyrtarëve të zgjedhur.
Ky hetim ndiqet nga Prokurorja Manjola Kajana, e cila po ashtu kishte edhe dosjen e aferës seksuale në Bashkinë Kukës të Safet Gjicit.
Njoftimi Spak
“Blerje karburanti”, në vlerën 21.000.0000 lekë, të organizuara nga Autoriteti Kontraktor Bashkia Kukës përgjatë vitit 2023. Për pasojë shtetasi nën hetim G. Gj. ka dëmtuar interesat e ligjshëm të personit juridik “U. C.” Shpk, duke e penguar këtë subjekt për t’u kualifikuar në procedurën e prokurimit të mësipërm.
Në vijim të hetimeve, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 133, datë 01.12.2023 ka vendosur:
– Caktimin e masës së sigurimit personal ndalues të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, në ngarkim të personin nën hetim G. Gj., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 i K.Penal, duke u ndaluar plotësisht i hetuari G. Gj., në ushtrimin e detyrës pranë Prefekturës Kukës.
Kjo masë sigurimi është ekzekutuar nga Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Kombëtare të Hetimit në datën 05.12.2023.