Katastrofa ekologjike e cila për më shumë se 24 orë përfshiu Elbasanin nga 6 deri më 7 nëntor 2023, kalohet me heshtje.
Pas afro një muaji askush ska mbajtur përgjegjësi për dëmin e shkaktuar banorëve të atij qyteti, ndërsa policia dhe prokuroria janë mjaftuar me akt konstatime, shkresa mes tyre dhe njoftimin e publikut se po bëjnë ekspertiza dhe hetime kryesisht!

Çfarë thotë neni 201 i Kodit Penal?

Kryebashkiaku i Elbasanit z.Llatja me ketë situatë të rëndë, është mjaftuar me sqarimin publik se me të marrë njoftimin stafi i tij i zjarrfikseve kanë ndezur motorrët.

Edhe pse mungon një reagim publik prej asaj dite, në heshtje kërpurdha toksike e tymit pas flakëve është kaluar edhe nga pushteti lokal.

Pyetjet që mbeten pa përgjigje pas një muaji janë?
Si u shkaktuan flakët?
Çfarë materialesh kishte në pirgun e mbetjeve në sheh grumbullimin e Kurum?
A kishte aty: Mbetje Plastike, Vajra?
Ishin ato mbetje të pastra metalike apo skelete autoveturave të vjetra të demoluara për skrap?
A ka investuar Kurum në sistemin e menaxhimit të ndotjes dhe emergjencave nga zjarri brenda territorit të biznesit privat?
Kush e pagoi faturën e mbi 10 mjeteve zjarrfikse dhe orëve rraskapitëse të stafit zjarrfikës, Elbasan, Gramsh, Librazhd, Cerrik, Belsh? e ndoshta e Peqin apo ndonjë tjetër.
WebLajm është interesuar disa herë pranë institucioneve publike se në çfarë faze ndodhen këto hetime, por më shumë se përgjigje ka qenë heshtje.
Zjarri i cili ra në fillim nëntori ku sapo kishte trokitur zyrtarisht edhe ulja e temperaturave e stina e dimrit, duket se ka shërbyer për të “ngrohur” institucionet që paguhen tu shërbejnë qytetarëve.
Ndërsa KURUM që reklamon në media kombëtare e lokale arritjet e saj për vepra arti të qëndrueshme nga ura e tunele, nuk ka bërë as minimumin e përgjegjësisë sociale për ti shpjeguar publikut sa ishte ndotja ato 24 orë, a është pastruar ajëri? e sa ka qenë niveli i ndotjes apo dëmi tek popullata rreth Kurum e deri në të gjithë qytetin e Elbasanit.
WebLajm sjell disa pamje se si flakët nisën nga brenda pirgut të mbetjeve të grumbullura nga Kurum. Aty ku lehtësisht dallohet që ka e pjesë plastike dhe mbetje makinash të nxjerra jashtë përdorimit.
Në rast se ky landfill i hapur do të ishte kontrolluar sipas ligjit, sëpaku qytetarët e Elbasanit prej 24 orë intensive 6-7 nëntor sdo të ishin detyruar të thithnin ajërin si në këto foto:




Po përse Prokuroria dhe Policia e kanë të vështirë të nxjerrin para ligjit përgjegjësit?
WebLajm po sjell një deklaratë zyrtare të dt.6 Nëntor kur arsye e flakëve ishte tashmë e ditur pë Krurum. Përfaqësuesi i saj e tha publikisht, zyrtarisht jo në 1 por 10 media: ngjarje aksidentale një shkëndi nga bateria dhe mbetje plastike.
Po si mundet të përzihen mbetje plastike me metalike? Si mundet të ketë vajra aty e ndoshta më keq edhe ndonjë sabraroe i pa demoluar me benzinë a lëndë djegse?!


Nëse Policia dhe Prokuroria atë mbrëmje janë “ngrohur” nga flakët dhe skanë mundur ta shohin arsyen e zjarrit, ja ku e kanë. Pas 30 ditëve mund ta shohin me nge.
Por çfarë po hetojnë?
Mos vallë po presin ndonjë akt ekspertimi si rëndomtë bëhet me ndotjen nëpër Shqipëri e kryesisht apo dikur gropa e gëlqeres në Krujë. Digjeshin gomat, si në Elbasan pirgu plastik vaj bateri hekurishte i Kurum. Policia referonte letrat në prokurori, prokuroria cakton një ekspert pas 2 ose 3 ditëve koha optimale. Ndoshta e pas 1 jave nga flakët. Sapo bëhej ekspertiza nga flakët e zjarri sëpaku ka kaluar 48 ose 72 orë! Akt ekspertimi ajëri është i pastërt, tym ska, ndotje ska, flakë po ka patur se janë të filmuara por ato ishin për “ngrohje”!
Rezultati? Çdo gjykatës do ta pushoj një kërkes për çdo lloj mase e ndaj kujt do, pasi gjyqtari sështë ekspert ajëri: eksperti pas x ditëve thotë tym ska ajëri është pastruar.
Flm Kurum që na e zbythe shtetin dhe “ngrohe” kë munde në ato ditë të ftohta!
