Spak përfundon hetimet dhe i komunikon në arrati akuzën për dosjen e dytë ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
Ahmetaj është hetuar për për dosjen e inceneratorit dhe sëfundmi për privatizimin e Buka sha.
WebLajm mëson se akuza është shpërdorim detyre me dëm ekonomik 7.3 miliard lekë në dëm të familjes Myderizi.
Sipas spak proçedura e privatizimit të ish ndërrmarrjes shtetërore Buka sha është bërë në shkelje të ligjit, proçedurë kjo e ndjekur asokohe nga Ahmetaj.
Për përfundimin e hetimeve Ahmetaj është njoftuar nëpërmjet avokatëve të tij.
Ndërsa hetimi për biznesmenin Lirim Fejzollari të dyshuar po ashtu nga spak për shkelje ligji dhe aferë korrupsioni spak e ka veçuar nga Ahmetaj dhe vijon të jetë i hapur.
Hetimet janë drejt përfundimit edhe për ish vartësit e Ahmetaj përfshi sekretarin e përgjithshëm dhe 4 anëtar ministrie. Pasi sipas spak ata kanë shpërdoruar detyrën duke mos lejuar ekzekutimin e gjyjatës në favor të familjes Myderizi.