WebLajm zbardh ekskluzivisht se si u votua dje në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, në një seancë ku pas kuintave ska munguar influenca, grupet e interesit dhe cv e aftësit e 8 prokurorëve në garë.
Ajo që bie në sy është se Ols Dado i komanduar disa muaj më parë në Spak ka marrë votat maksimale, 227 pikë. Pas tij renditet Anita Jella drejtuesja e prokurorisë Durrës e cila ka fituar 226 pikë. Ndini Tavani ka marrë 217 pikë, ndërsa KLP ka vlersuar njësoj me nga 7 pikë performancën e 8 prokurorëve.
Edhe pse ska marrë asnjë vlersim nën 18 pikë nga anëtarët e KLP-s drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit Kreshnik Ajazi nuk arriti të bëhet pjesë e Spak.
Referuar tabelës së siguruar ekskluzovisht nga weblajm.com 20 pikë nga të gjithë anëtarët e KLP ka marrë vetëm Ols Dado, çka rezulton se është i vetmi që ka bërë në një mendje KLP për herë të parë.
Klp nuk votoi unanimisht as në garën për zgjedhjen e kreut të Spak ku vetë Altin Dumani fitoi me diferencë të ngushtë me Ervin Kondilin.
WebLajm raportoi prej ditës së djeshme që në këshill po zhvillohej një garë e fortë për tre hetuesit. Ndërsa mister mbetet fakti se si të gjithë u kualifikuan në fazën finale teksa nuk plotësonin kushtet ligjore!
Urojmë që në këtë përzgjedhje dhe votim të mos ketë influencuar Krimi dhe Pushteti. Suksese fituesve
Hidhni një sy tablës si ka votuat Këshilli për tre emërimet në Spak.
Ribotimi i këtij lajmi pa citim dhe referim quhet vjedhje!