Ish Drejtori i Përgjithshëm i Policisë z.Gledis Nano është shfaqur në ShBA. Ai ka marrë pjesë në një ceremoni soleme betimi të gjyqtares Edit Shkreli, shqiptares e cila ka veshur Pelerinën e Gjyqtares Supreme në Bronx New York.
Postimi i Nanos
E mirëprita me kënaqësi ftesën nga Edit Shkreli, mikes së hershme të familjes time, për të qenë dëshmitar në këtë ceremoni të rëndësishme të pranimit të saj, si gjyqtare pranë Gjykatës Supreme të Bronx, New York.
Ishte emocionues qendrimi përkrah një pioniere që mishëron drejtësinë dhe përsosmërinë profesionale, si gjyqtarja e parë shqiptare në gjykatën Amerikane.
Ky nuk është vetëm një angazhim personal, por një gur kilometrik që gdhend historinë e arritjeve shqiptare në botë.
Jam i krenuar për përfaqësimin e trashëgimisë sonë të përbashkët shqiptare në një skenë tejet prestigjioze. 🇦🇱🇺🇸
Suksese Edit!
GN