Dhionis Fredi Beleri, fitues i lokaleve të 14 maj 2023 në Bashkinë e Himarës pritet ti kaloj festat e fundvitit në qeli. Jo vetëm kaq, atij ju refuzua sësish edhe kërkesa për disa orë liri. Liri të cilën ai thotë se e do për tu betuar si Kryebashkiak i zgjedhur.
Në një seancë ku nuk mungoi ambasadorja Helene, deputeti Minoritetit Vangjel Dule dhe mbështetës të Belerit gjykata vendosi ta rrëzojë kërkesën për leje të posaçme.
Kjo seancë pati edhe një tubim në dyert e spak, ndërsa u ndoq edhe me interesin e mediave greke.
Beleri është marrë i pandehur nga spak për veprën penale të korrupsionit zgjedhor.