Punimet në Infrastrukturë dhe Asfaltimi i Lotit 3 në Unazën Lindore pritet të devijojë trafikun e mjeteve përgjatë 24 orëve të datës 16 dhjetor. Autoriteti Rrugorë Shqiptar ka publikuar hartën e lëvizjes së mjeteve.
Në vijim të punës në Lotin 3 të Unazës Lindore, ku do të fillojë shtrimi me asfaltbeton 🚜 në nyjën e mbikalimit në Shkozë, ditën e shtunë, datë 16.12.2023, nga ora 06:00-22:00, do të bëhet bllokimi i qarkullimit në segmentin rrugor “Rrethrrotullimi Shkozë-Farkë e Madhe (nyja e Xhamisë)” në drejtimin Shkozë-Farkë.🛣️
🚧Ndërkohë kahu tjetër i lëvizjes, Farkë-Shkozë do të jetë i hapur normalisht.
🚘Mjetet që lëvizin në drejtimin Shkozë-Farkë, mund të shfrytëzojnë rrugën e vjetër ekzistuese për në Farkë.
Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë ndërhyrje.