Paraditen e kësaj të enjte në Alicante Spanjë është arrestuar Lulzim Berisha. Ai është lokalizuar nga Policia Madrilene dhe skuadra Fast Tirana të cilat e kanë prangosur. Nga hetimet ka rezultuar se Berisha fshihej në Spanjë me identitet të rremë dhe dokumenta Bullgare.
Njoftimi zyrtar nga Policia e Shtetit
Vijojnë operacionet dhe bashkëpunimet e sukskeshme me homologët, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Sant Joan”.
Si rezultat i bashkëpunimit të FAST Albanias me FAST Spanjën, falë informacioneve të siguruara përmes inteligjencës policore nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimiet të tyre në kohë, me strukturat e Policisë spanjolle, u bë e mundur kapja e shtetasit me rrezikshëmri të lartë shoqërore Lulzim Berisha.
Vijon bashkëpunimi me autoritetet spanjolle, për plotësimin e dokumentacionit, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.
Për arrestimi e Berishë ka reaguar edhe Ministri Taulant Balla
Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla: Sundimi i ligjit vijon të godasë në Shqipëri e kudo, mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund ndaj kujtdo që kujton se do të vazhdojë t’i fshihet. Përgëzoj Policinë e Shtetit, ekipin e Fast Tirana të cilët në bashkëpunim me Fast Madrid, të kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Lulzim Berisha në Alicante, Spanjë, një person i kërkuar nga drejtësia në Shqipëri.
WebLajm sjell foton e Berishës i cili është me kapele, mjekër dhe syze.