Ik Ulsi, ik se krisi arma. Po në fushën që ti drejton ske akademik, ske as shkencëtar e shkenca ekzakte, ske as muzikantë, letrar apo bukëpjekës me mill që sdihet se çfarë shije ka.
Ke bandit, kriminel, ordiner, psiqik, të molepsur, vrasësa e shqip shqip burgaxhinj.
Ata ishin kriminel jashtë, janë në burg e me siguri edhe kur do dalin nga burgu të tillë do mbeten.
Ulsi Manja, mqs të ra për hise, e zgjodhe, e doje a ta dhanë Ministrinë e Drejtësisë? Tani smund të ikësh. Sot jo e jo. As këtë vit Jo, e ske arsye as më tutje. Duhet menaxhuar situata jo e mirë. Duhen nxjerr përgjegjësit se çfarë ndodhi në Peqin.
Duhet punuar që ma Nalt se Ju të mos jetë krimi! Dje krimi tregoi që ishte mbi ju, e shtetin. Vetëm se u bë veshi shurdh e syri qorr.
Ishte sepse ju firmosët izolim në “bis” për Sokol Mjacaj, ai jo vetëm që su zbut por u bë më i fortë. Aq sa sipas prokurorisë hyri e doli me armë nga dhoma deri tek vendi krimit!! Mjacaj sot që ndodhet në biruc pasi do ridal para gjykatës, me siguri do thotë konflikt personal. Por Jo, ju duhet të hetoni kush porositi vrasjen e Lleshit.
E’pra kjo duhet parë si?
Si u shkel rregullorja dhe nuk u izolua Sokol Mjacaj dhe pse ju kap telefon dhe sende të tjera të ndaluara dhe nuk u izolua, po ashtu duhet parë si u shkel ligji?.
Krimi shpesh rekruton nivel fundorë administrate!
Kjo, jo sepse niveli politik e qeveritarë apo drejtues nuk ndikohet, korruptohet apo santazhohet. Por me nivelin që mban çelsat dhe duhet të vëzhgojë me syrin hapur 24 orë, kushton shumë më lirë fatura.
Krimi nuk shpenzon para pa laps e letër. Ata kanë llogari. E që llogarit e tyre të mos arrijnë deri tek emërim shkakrim apo dorëheqia e Ministrit e kreut të Burgjeve, duhet forcë e reagim me fakte e prova.
Krimi pasi sfidoi me armë, kërkon të ikësh ti që firmose izolim e të vi nga e para dikush që as e di se çështë ai Regjim.
Burgun jo e Jo, e kanë parë në filma Hollivudi e ekrane digjitale.