Prokuroria e Elbasanit ka deposituar 12 kërkesa për arresr në burg ndaj zyrtarëve të IEVP Peqin dhe autorit të vrasjes së Arben Lleshit, Sokol Mjacaj.
Pas përfundimit të seancës për masë sigurie Sokol Mjacaj do të izolohetnedhe në regjimin “bis 41” sipas urdhërit të Ministrit të Drejtësisë.
Në deklarimet e tij të para për hetuesit Mjacaj tha se e vrau Lleshin pas konflikteve brenda burgut ndërsa si kish siguruar pistoletën tha se do e tregonte para gjykatës. WebLajm mëson se Mjacaj ka kryer një krim të paguar dhe porosin ai dyshohet ta ketë marrë rreth muajit shtator të këtij viti.
Edhe pse ende sështë vendosur se ku do të izolohet Mjacaj, momentalisht ai është larguar nga burgu Peqinit.
Ndërkohë drejtoria e burgjeve po vazhdon një aksion masiv nëpër IEVP në vend ku deri më tani janë sekuestruar sende të kundraligjshme mes tyre edhe telefona celularë.
Arrest në burg kërkuar nga Prokuroria për:
Kamber Hoxha, drejtor i burgut Peqin
Qani Muça, shefi i policisë së burgut
Nikolin Gjonpalaj, ish shefi i policisë së burgut
Vilson Shima, shef i regjimit të burgut
Arben Dulellari, specialist informacioni
Efektiv burgjesh: Fatos Pire
Ilir Balla
Florenc Mile
Genci Muça
Indrit Dubali
Klement Haka
Erjon Çela