Aksidenti me dy viktima, në Rrugën e Arbrit dyshohet se erdhi si pasojë e një parakalimi te gabuar nga automjeti tip volksëagen Cady, ndërkohë makina tip Toyota Yaris, vinte nga ByPassi i Murrizit në drejtim të Tiranës. Në momentin që Caddy me shofer K.R, eshtë futur në parakalim ka goditur Toytotën e cila si pasojë e shpejtesisë dhe përplasjes është rrotulluar në ajër dhe ka rënë në kanalin anësor të rrugës. Sipas të dhënave paraprake ne makiënn tip Toyota udhëtonin një cift të rinjsh, të cilët kanë ndërruar jetë. Automjeti tip toyota është shtypur totalisht dhe është dashur të ndërhynë zjarrfikësit që kanë prere tavanin e makinës për të nxjerrë trupat e pajetë te dy të rinjëve. Ndërkohë shoferi i Caddyt ndodhet në gjendje të rëndë për jetën për shkak të plagëve te marra.