Edmond Sulaj është drejtuesi i parë nga 12 drejtorë qarqesh që kalonë vettingun nga agjencia e mbikqyrjes policore.
Hetimi në tre kollonat e pasurisë, integritetit dhe profesionit ka rezultuar i kalueshëm për Sulajn i cili më herët ka qenë pjesë edhe e drejtorisë së antiterrorit. Ndër postet e tjera të Sulës janë: Drejtuesit në Drejtorinë kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtori të Përgjithshme, dhe drejtues i policsë së qarkut Kukës.
Trupa e Vlerësimit që kaloi në vetting Sulën ishin Arben Sefaj Kryesues, Denisa Sina Relatore si dhe Suela Bulku Anëtare.
Karriera e Sulës në Polici
Ai ka nisur punë në polici në 01.10.1997 si pjesë e policisë kriminale në Komisariatin e Policisë nr 3. Në vitin 2001 është emeruar shef i policisë kriminale në komisariatin e policisë nr 1, Tiranë.
Po ashtu Sula ka qenë pjesë e DVP Tiranë në detyra të ndryshme po nē policinë kriminale kryesisht hetimi i krimeve të rënda kundër personit dhe pasurisë, trafiqet e paligjshme dhe njësinë antiterrorit në Dvp Tiranë.
Nga 2013 deri në 2017 në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Renda në pozicione të ndryshme specialist, shef sektori i krimeve kundër krimeve të rënda, 2017, zv.drejtor krimesh në Policinë e Elbasanit.
2018-2021 zv.Drejtor i Antiterrorit 2021-2022 Drejtor DVP Kukës
2022-2023 Drejtor i Krimeve të Rënda
Aktualisht Drejtor i DVP Shkodër.