Një telefon celular i fshehur brenda qelisë kur u vra Arben Lleshi konsiderohe5 nga hetuesit një provë me vlerë për të zbardhur atentatin.
Nga kontroller rezulton se telefoni ishte fshehur brenda një kutie druri tek sejdet e Indrit Shaqaj, shokut të qelisë i cili po ashtu mbeti i plagosur.
WebLajm zbardh detajet e kontrollit.
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në kuadër të proçedimit penal nr.1459/2023 në datë 19.12.2023 është rikqyrur vendi i ngjarjes, vendi ku është vrarë viktima, që përkon me dhomën e të dënuarit Indrit Shaqja ne IEVP Peqin, nga kqyrja e imtësishme e sendeve që ndodheshin neë dhomë, konkretisht një arkë druri është sekuetruar nje send telefon celular qe i përket të dënuarit Indrit Shaqja. Gjatë pyetjes së tij ai ka pranuar pronësin e sendit telefon celular dhe në këto rrethana është arrestuar nga policia gjyqesore e SHKBB për nenin 324/a K.Penal.