Pas 75 votave të Parlamentit, Prokuroria e Posaçme ka marrë autorizimin për caktimin e një mase shtrënguese ndaj deputetit dhe kreut të opozitës Sali Berisha.
Pasi këto shkresa mbërritën në Spa, dy prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleida Millonai nisën nga puna për përpilimin e kërkesës për ndryshim masë sigurie. Edhe pse zyrtarisht kjo kërkesë nuk është dorëzuar para gjyqtares Irena Gjoka, spak pritet të kërkoj masën e sigurisë “arrest në shtëpi” sipas burimeve për WebLajm.
Edhe në kërkesën e Spak dorëzuar në komisionin e mandateve dhe imuniteteve ishin të dyja alternativat e masës, ajo e burgosje ose arrestit në shtëpi.
Sipas kodit penal mbi moshën 70 vjeç masa e sigurisë arrest në burg aplikohet për krime të rënda, ose për dënime mbi 10 vite duke marrë parasysh edhe rrethanat dhe personin e dyshuar.
z.Berisha ka lënë pas 79 vjeç më 15 tetor 2023 dhe tani po shkon 80 vite. Element pengues që Spak të kërkoj izolimin e tij në qeli, por kjo mbetet në vlersim të hetuesve pasi Berisha po hetohet për korrupsion pasiv me masë detyrim paraqitje. Vendim të cilin Berisha se ka njohur deri më tani dhe më 27 dhjetor ka paralajmëruar një tubim pranë gjykatës së lartë.
Me dorëzimin e kërkesës dë Spak në gjykatë, do të jetë gjyqtarja Gjoka e cila do të vendos nëse seanca e masës do të bëher me palë apo dhomë këshillimi.
Foto/ Momente nga votimi për heqien e Imunitetit të z.Berisha