Policia e Shtetit ka neutralizuar një plan për ekzekutimin me armë të ish drejtorit të Policisë Gledis Nano. Hetimet sekrete janë ende në vijim ndërsa të shoqëruar janë 3 persona mes tyre një organizator i planit.
WebLajm mëson se plani për ekzekutimin e Nanos është organizuar nga persona që ai ka hetuar dhe proçeduar duke qenë pjesë e antiterrorit. Policia aktualisht nuk kaa shtuar asnjē masë mbrojtëse ndaj Nanos e familjes së tij, duke bërë që ky rast të jetë në kufinjtë e një skandali.
Gledis Nano edhe pse kishte përhrahjen e partenrëve ndërkombëtar pasi refuzoi të jap dorëheqien, u shkakrua nga detyra dule u zëvënësuar nga Muhamet Rrumbullaku. Nano pak ditë më parë është rikthyer nga një vizitë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Do marr hak, armët janë fshehur filan vend” ky ka qenë mesazhi që ka alarmuar hetuesit e krimeve ndaj jetës. Ky mesazh është përgjuar disa ditë më parë.
I kontkatuar nga WebLajm z.Nano pranoi se ishte vënë në dijeni të një informacioni të tillë. Ai sqaroi se deri në këto moment sështë kontaktuar nga asnjë institucion i zbatimit të ligjit apo eprorët e tij në Policinë e Shtetit, ndërsa gjithçka tha se lidhet me detyrën që ai ka patur në rradhët e policisë.