Afro 10 % e policisë me uniformë dhe në terren rezulton se në harkun kohor të një viti o është arrestuar, o përjashtuar ose pezulluar nga detyra për përfshirje në krim e grupe kriminale. Sipas të dhënave të Agjencisë së mbikëqyrjes policore nga janari në nëntor janë 264 efektivë të kapur në shkelje të ligjit dhe përbaltje të uniformës blu. Shifër e cila ngre pikëpyetje n.q.s. uniformat blu kanë brenda radhëve të tyre edhe një organizatë kriminale?
Vetëm në 11 muaj e parë të vitit 2023, numri e policëve të referuar në prokurori për shkelje të ligjit arrin në 264 efektiv.
Veprimet e tyre janë konstatuar shkelje penale nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e cila ja ka kaluar prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.
Nuk kanë munguar të arrestuarit në flagrancë ku në Janar-Nëntor sipas statistikave që ka siguruar emisioni “FactCheck” numri i tyre arrin në 18 efektivë. Të gjithë këta janë arrestuar në kushtet e flagrancës, çka do të thotë në kryerje e sipër të një krimi.
Ndërsa AMP ka kryer këto arrestime nuk kanë munguar edhe urdhrat e prokurorisë apo vendimet e gjykatave. Ku në 10 muaj ato llogariten në 20 arrest në burg dhe 4 arrest shtëpie.
Në shkeljen e ligjit edhe pse paguhen si rojtarë të tij nuk kanë munguar edhe struktura më e lartë në varësin e policisë së shtetit, garda e republikës.
Në këto 10 muaj në pranga kanë rënë 2 gardist, ndërsa pesë efektivë të gardës janë referuar në prokurori për vepra penale të rënda.
Por këto nuk janë të vetmet shifra që tregojnë një situatë të rëndë brenda rradhëve të policisë. Hetimet e Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës e cila ka konfirmuar masa sigurie, tregojnë se edhe zyrtarë të lartë policie shkelin ligjin.
Operacioni “Flakë në det” zbuloi se si shefi i komisariatit të policisë në Kurbin (Laç) ishte kthyer në mburojë e narkotrafikut duke lejuar këtë aktivitet kriminal dhe duke siguruar që i kërkuari i drejtësisë shtetasi Gëzim Çela të mos arrestohej.
Ishin hetimet e partnerëve dhe prokurorisë së posaçme që zbuluan grupin kriminal duke kryer arrestimin e disa personave mes tyre dhe Dritan Metaj, që sot ndodhet në burg.
Pak javë përpara operacionit “Flakë në Det” në kuadër të operacionit dhe dosjes së etiketuar “Metamorfoza” në prangat e kolegëve ranë edhe Oltion Bistri si dhe shefi i krimeve në policin e Shkodrës Ardit Hasanbegaj.
Mbrëmjen e 20 nëntorit në pranga ra edhe shefi i krimeve Dedan Gjoni ndërsa kolegia e tij Jonida Babameto u pezullua nga detyra.
Sipas hetimeve të SPAK këta efektivë në detyrë ishin përfshirë ne shkelje ligjore duke siguruar informacione sekrete për lëvizje të shtetasve që duheshin vrarë për rivalitet në grupet e drogës ku Gjoni e Babameto ishin pjesëtarë.
Prangave nuk i shpëtoi edhe ish-zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës për të cilin SPAK thotë se është përfshirë në shkelje të ligjit në pastrim parash e përkrahje autorit të krimit.
Policë të arrestuar, përjashtuar dhe nën hetim
Janar- Përjashtuar 4 Policë; 12 të referuar në prokurori
Shkurt- Referuar në prokurori 17 policë; 1 polic i arrestuar në flagrancë
Masa nga Prokuroria/Gjykata– 9 policë masa sigurimit ‘arrest në burg’; 4 policë masa e sigurisë ‘arrest në shtëpi
Mars- 11 punonjës policie të referuar në prokurori; 1 punonjës Garde referuar në prokurori
Masa nga Prokuroria/ Gjykata– 2 punonjës policie ‘arrest në burg’
Prill- 15 punonjës referuar në prokurori; 3 të arrestuar në flagrancë
Masa nga Prokurori/ Gjykata– 1 polic ‘arrest në burg’
Maj- 28 policë të referuar në prokurori; 1 përjashtim nga policia; 4 policë të arrestuar në flagrancë
Masa nga Prokuroria/Gjykata– 1 polic ‘arrest në burg’
Qershor- 28 policë të referuar në prokurori; arrestuar në flagrancë 2 policë
Masa nga Prokurori/Gjykata– 4 policë ‘arrest në burg’; një ish-polic në kërkim; 1 polic i përjashtuar nga policia
Korrik- 25 policë të referuar në prokurori; 3 gardistë të referuar në prokurori; 2 policë të arrestuar; 1 gardist i arrestuar
Gusht- 27 policë të referuar në prokurori; 2 gardistë të referuar në prokurori; 2 policë të arrestuar, 1 gardist i arrestuar
Ky material u publikua në MCNTV emisionin “FactCheck” drejtuar nga gazetari Arsen Rusta