Nëse operoni në tregun e Pasurivë të Paluajtshmë dhe jeni ende i pa çertifikuar, Ministria e Drejtësisë ka hapur aplikimet për të gjithë të interesuarit. Agjenti i Pasurive të Paluajtshme është një profesion tashmë i rregulluar me ligj në Shqipëri, ndërsa personat që operojnë në këtë treg do të duhet të jenë të pajisur me një çertifikatë profesionale si “Ndërmjetës”, çertifikim i cili lëshohet nga Ministria e Drejtësisë.
NJOFTIM
Nr. 6897/1, datë 12.12.2023
PËR SHPREHJE INTERESI PËR KANDIDATËT QË KËRKOJNË TË CERTIFIKOHEN SI NDËRMJETËS TË PASURIVE TË PALUAJTSHME
Në ligjin nr. 9/2022, “Për profesionin e ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme”, dhe në urdhrin nr. 187, datë 4.5.2022, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme mbi paraqitjen dhem trajtimin e shprehjeve të interesit, si dhe në verifikimin e plotësimit të kritereve ligjore tëmpersonave që kërkojnë të certifikohen si ndërmjetës të pasurive të paluajtshme”, janë përcaktuar rregullat për paraqitjen, trajtimin e shprehjeve të interesit, si dhe verifikimin e plotësimit të kritereve ligjore të personave që kërkojnë të certifikohen si ndërmjetës të pasurive të paluajtshme. Kandidati për ndërmjetës i pasurive të paluajtshme paraqet shprehjen e interesit dhe të dokumentacionin shoqërues, brenda 15 ditëve nga
përfundimi i afatit të publikimit. Kandidati për ndërmjetës i pasurive të paluajtshme, që kërkon të certifikohet si ndërmjetës i pasurive të paluajtshme, depoziton pranë Ministrisë së Drejtësisë, përmes shërbimit postar ose dorazi, dokumentacionin bashkëngjitur:
1. Kërkesë për shprehje interesi për certifikimin si ndërmjetës i pasurive të paluajtshme;
2. Kopje të mjetit të identifikimit;
3. Certifikatë familjare;
4. Kopje të njësuar të diplomës së arsimit të mesëm të lartë, të lëshuar nga një institucion arsimor
i akredituar në Republikën e Shqipërisë ose diploma të lëshuar nga një institucion arsimor i huaj, të
njohur e të njësuar nga ministria përgjegjëse për arsimin;
5. Vërtetim nga prokuroria që nuk është nën hetim për veprat penale në fushën e pastrimit të parave, të financimit të terrorizmit apo të armëve të shkatërrimit në masë;
6. Vërtetim nga gjykata që nuk është nën gjykim për veprat penale në fushën e pastrimit të parave, të
financimit të terrorizmit apo të armëve të shkatërrimit në masë;
7. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore të kandidatit dhe për personat e lidhur me të;
8. Vetëdeklarim që nuk ka dënim me masë administrative gjobë ose masë administrative, që
detyron subjektin të ndalë një sjellje të caktuar, praktikë pune apo biznesi, si dhe të mos e përsëritë
në të ardhmen, për shkelje të legjislacionit në fuqi për parandalimin e pastrimit të parave, të paktën jo
më herët se 6 muaj nga data e paraqitjes së kërkesës;
9. Certifikatë për përfundimin me sukses të programit të detyrueshëm të trajnimit për kandidatët
për ndërmjetës të pasurive të paluajtshme (me urdhrin e ministrit të Drejtësisë nr. 619, datë 23.11.2022, “Për përzgjedhjen e institucioneve trajnuese për realizimin e programit të detyrueshëm të trajnimit për kandidatët për ndërmjetës të pasurive të paluajtshme”, të ndryshuar me urdhrin nr. 162, datë 9.2.2023, “Për një shfuqizim në urdhrin nr. 619, datë 23.11.2022, të ministrit të Drejtësisë, ‘Për përzgjedhjen e institucioneve trajnuese për realizimin e programit të detyrueshëm të trajnimit për kandidatët për
ndërmjetës të pasurive të paluajtshme’”, ka vendosur se institucioni, i cili do të zhvillojë trajnimin e detyrueshëm për kandidatët për ndërmjetës të pasurive të paluajtshme, është KUB-i (Kolegji Universitar i Biznesit);
10. Dokument që provon zotërimin e gjuhës shqipe, të lëshuar nga autoritetet kompetente, sipas legjislacionit në fuqi (për shtetasin e huaj).