Krishtlindja, edhe Kërshëndellat apo shkurt Kshnellat ndër besimtarët katolikë, është një festë fetare Krishtere. Të krishterët e festojnë çdo vit më 25 dhjetor ditëlindjen e Jezus Krishtit, në kishat e Lindjes festohet më 7 janar, për shkak të kalendarit Julian. Pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët.
