Për të nderuarën Gjyqtare Kushtetuese znj.Marsida Xhaferrllari. Personalisht prej të qënit gazetar e kam njohur pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ajo ishte e mbetet për mua zyrtare korrekte, në KLD ishte shumë strikte, me median fjalë pak dhe zyrtare.
Fundja ishte sjellie Shtetari, gjë e mirë. U bë Gjyqtare Kushtetuese, e vlersova e kam uruar dhe prej saj kam menduar e besuar se Ligji Është i Barabartë për të Gjithë. Po po, sepse e garanton kushtetuta dhe të qënit gjyqtare një nga 9-të edhe gjyqtare Xhaferrllari.
Gjyqtarja është Bashkëjetuese me z.Enkeleid Alibej, krejt normale njerzore personale dhe paçin vetëm jetë të lumtur. Shumë kush mund ta anatemoj për këtë, unë JO!
Pyetja ime është, znj.Gjyqtare a është ligji i barabartë për të gjithë referuar nenit 130 të Kushtetutës i cili thotë: Qenia gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër politike, shtetërore, si dhe me veprimtari profesionale që ushtrohen kundrejt pagesës, me përjashtim të atyre të mësimdhënies, akademike dhe shkencore, sipas ligjit.
E njëjta pyetje mbetet edhe tek L I G J Nr.8577, datë 10.2.2000 (ndryshuar me ligjin nr.99/2016), Neni 16/a i cili thotë: Papajtueshmëria (shtuar me ligjin nr.99/2016, neni 19) 1. Qenia gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër shtetërore, si dhe veprimtari profesionale që ushtrohet kundrejt pagesës, me përjashtim të aktivitetit mësimdhënës, akademik dhe shkencor për zhvillimin e doktrinës. Kohëzgjatja e veprimtarisë profesionale të lejueshme parashikohet me vendim të Mbledhjes së Gjyqtarëve. Ushtrimi i funksionit të gjyqtarit nuk pajtohet me qenien anëtar në një parti politike apo pjesëmarrjen në aktivitete publike të organizuara nga një parti politike, si dhe me veprimtari të tjera të papajtueshme me detyrën e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.
Pra referuar këtyre dy neneve, rezulton se ju keni marrë pjesë në një aktivitet publik të një partie politike. Përkatësisht PD ku z.Alibeaj është deputet e funksionar politik. Neni 16/a i ligjit për funksionimin e gjykatës kushtetuese është i qartë: ka papajtueshmëri me mandatin tuaj prania në aktivitet publik të një partie politike dhe festa e fundvitit e PD është aktivitet publik. Aty ka anëtar partie jurista partie e shumëçka që përbën publik politik.
Kjo siç dëshmojnë foto video që qarkullojnë në media edhe me tituj edhe me anësi po të doni.
Unë skam as anësi as titull skandal e as kërkes për dorëheqien tuaj. Kam vetëm dilemën se si gjyqtarja Kushtetuese i lexon këto dy nene dhe a duhen shqiptarët të besojnë se jemi të mbrojtur nga Kushtetuta apo secili ka Kushtet e Tija?!
Shënim: me dashakeqsi do mjaftonte pirja e duhanit në ambjent të mbyllur të quhej shkelje ligji në fuqi! POR KJO MUA SMË SHQETËSON, PASI SHTETI KA TË TJERA MEKANIZMA