Në hetimin ku është i përfshirë edhe kontrolli i banesës së ish Ministrit Ilir Beqaj rezulton edhe restoranti Gazona.
Siç dhe shihet në këtë faksimile të vendimit të Spak ky restorant është kontrolluar nga hetuesit e BKH.

Por ky biznes i dyshuar me pronar të fshehur ish Ministrin Ilir Beqaj rezulton se ka edhe një ofertë me plot shije e të kripur për festat e fund vitit. Plot 250 euro Gjeli me Përshesh!

Ndaj zotit Beqaj ka një masë për Sterilizimin, një hetim për Check-Up dhe sëfundmi dyshime dhe hetim për korrupsion e shpërdorim detyre e fshehje pasurie.