Qeveria Shqiptare Planifikon ti hapë rrugë votës së emigrantëve, detyrim Kushtetues e po ashtu edhe një Kusht i Proçesit “Screening” me Bashkimin Europian.
WebLajm ka siguruar Udhërrëfyesin për Funksionimin e Institucioneve Demokratike ku flitet për votën e emigrantëve dhe një sërë çësthjes që lidhen me zgjedhjet, fushatat elektorale, financimet dhe minitorimin e rrjeteve sociale.
Ja se çfarë thuhet në hyrje të këtij dokumenti:
Dokumenti është hartuar pas një analize të akteve ligjore dhe kapaciteteve institucionale të institucioneve dhe aktorëve të përfshirë në kriterin politik kryesisht funksionimin e institucioneve demokaratike në vijim të procesit “screening”. “Udhërrëfyesi për Funksionimin e Institucioneve Demokratike ” është një dokument politik dhe strategjik i cili paraqet masat kryesore që parashikohen të merren në kuadër të procesit të adresimit të gjetjeve të paraqitura nga Komisioni Evropian në raportin e shqyrtimit (screening report) për Shqipërinë për sa i përket Kriterit Politik kryesisht Funksionimit te Institucioneve demokratike”.
Në paragrafet shtjellues thuhet se “Miratimi i një kornize ligjore që adreson rekomandimet e pazbatuara te OSBE-së përmes një procesi konsultimi të hapur dhe gjithëpërfshirës, brenda vitit 2024 duke adresuar:
– Zbatimin e parimit të mundësive të barabarta dhe trajtimit të barabartë para ligjit dhe profesionalizmit të administratës zgjedhore. Sigurimi i depolitizimit të komisioneve zgjedhore të niveleve më të ulëta;
-Votimi i shtetasve shqiptarë me vendbanim të përhershëm jashtë territorit;
-Akuzat për blerje të votave dhe keqpërdorimin e administratës qëndrore dhe vendore deri në fund të vitit 2024.
Aktet nënligjore detyruese në përputhje me legjislacionin parësor do të miratohen në kohën e duhur brenda vitit 2025.
Një pikë tjetër e cila pritet të sjell debat është edhe përdorimi i hapsirës mediatike për fushatë apo rrjeteve sociale, për të cilët Udhërryefyesi parashikon se “Media në fushatën zgjedhore (çështje të tjera që lidhen me lirinë e medias në përgjithësi të trajtuara në Udhërrëfyesin për Sundimin e Ligjit)
Ndër të tjera, duhet të merren parasysh: rëndësia e mediave autonome dhe pluraliste, roli vendimtar i transmetuesve të shërbimit publik, ndarja e veprimtarive politike nga interesat mediatike të politikanëve që janë pronarë të medias, mbrojtja e të drejtave hetimore të gazetarëve dhe respektimi i tyre, pavarësia redaksionale, si dhe parandalimi kundër përdorimit të mundshëm të burimeve publike nga qeveritë dhe institucionet publike për të ndikuar në përmbajtjen mediatike.
Ndryshime legjore në Kodin Zgjedhor për: – të garantuar mundësi të barabarta për të gjitha palët konkurruese për të pasur qasje në media, përfshirë hapësirën reklamuese dhe adresimin e mbulimit të fushatës mediatike me materiale të gatshëm të ofruar nga partitë, duke përfshirë monitorimin e mediave sociale të miratuar brenda vitit 2024, pas një procesi konsultimi publik.
Të drejtën e Votës së Emigrantëve Shqiptarë Jashtë kufijëve e njohu më 9 dhjetor 2022 edhe Gjykata Kushtetuese e cila me vendimin e saj tha “1. Pranimin e pjesshëm të kërkesës. 2. Konstatimin e cenimit të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve, në zgjedhjet për Kuvendin, për shkak të boshllëkut ligjor. 3. Detyrimin e Kuvendit për plotësimin e boshllëkut ligjor brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij vendimi”.
Link i Vendimit të Gjykatës Kushtetuese