WebLajm sjell pamjet ekskluzive të një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme në aksin Librazhd-Elbasan. Siç tregojnë planet aksidenti është shënuar në ora 13.05 min dt.4.1.2024. Aksi rrugorë ka qenë me lagështirë ndërsa mjeti veturë ka dalë nga korsia në kthesë dhe godet kamionin. Për fat të mirë nga ky aksident ska asnnë viktimë dhe gruaja shtazën është jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i veturës është shtetas nga Maqedonia e Veriut.
Kjo kamer ka ndihmuar hetuesit të rindërtojnë dinamikën e aksidentit duke faktuar se kamionisti ishte brenda udhëtimit sipas kodit rrugorë.
Njoftimi Policisë
Rreth orës 12:15, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, në vendin e quajtur “Ura e Murrashit”, kamioni që drejtohej nga shtetasi G. T., banues në Maqedoninë e Veriut, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. T., banues në Pogradec.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi A. T. dhe pasagjerja në automjetin që drejtonte ky shtetas, të cilët janë dërguar në spital, për kujdes mjekësor.
Me shtetasin G. T. po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.