“Ra Ky Mort e u Pamë”. Popo u pamë sot se si teknologjia vret! Si vret harresa, si vret heshtja, stepja, bullizmi, dhe Vulgariteti.
U pamë sot me 41 vjeçaren së gjalli e së vdekuri. U pamë me politikën pas festave me shoqërinë civile pas heshtjeve dhe përgatitjeve për projektin e rradhës.
Askush ska faj! Secili do jetojë në mënyrën e tij. Jetojnë pas vdekjes edhe ata që i shkaktuan vetvrasjen e shtetases B.L.
Por a thua vret vetëm TikTok?
Fjalori:
Të Q… Ropt
Ropt e shpisë
Ropt e ropve
K….Derr
Lac
Motrën, Fisin, e Çdo të mar e prap në rrugët e qyteteve e fshatrave si dhe komuniteteve, janë bërë përshëndetje përdhunuese.
Askush sflet
Askush sdëgjon
Fëmijë nga 8 vjeç, ndoshta e më pak. Çuna Goca shajnë këdo duke e nisur nga vetja.
Prindrit e tyre qaf derra me varse floriri rolexa e xhama zinjë i përkëdhelin fiks si kafsha e qeni PitBull.
As ata skanë faj, e dinë që në xhungël jetohet për të mbijetuar. Mbijetesa është agresive!!! Me forcë e dhunë.
E ja ku sot u pamë, u pamë se si dhuna e agresiviteti merr jetë. E njëjta do ndodhi nesër e në vijim. Agresiviteti ka vrarë, nga rrjeti online ka marr pengje ka vënë gjoba dhe shoqëria ka heshtur.
Ka heshtur sikur fiks Ismail Kadare ta kish shkruar romanin për ditët e sotme, ku ne shihemi në morte dhe smundemi ti ndalim.
Qytetaria kushton
Nuk vendoset me përkedheli
As me të ka babi e mami më të fortin më trimin as më të bukurën
Ndaj lërini lotët e krokodilit por shihni telefonat e fëmijëve TikTokat Instat FB SnapChat e do zbuloni jo vetëm shkakun e çfarë ndodh sot. Por dështimin se si me vetëdije i keni futur në botën pa kthim të errësirës.
Shteti?
Maksimumi ngushëllime
Do paguaj varrimin e të ndjerës
Do e gjej fajin tek ligji. Po zbatimi zbatimi?
Ligji më i pandryshuar është Edukata Qytetare
Bashkëjetesa
Mirësjellia
Këto sduan as vota deputetësh e as para. Këto duan vullnet dhe rikthimin aty ku e nis rrugëtimin shoqëria. Në familje, çerdhe, kopësht, shkollë.
Respekto të moshuarit
Prit rradhën
Fol me zë të ulët
Përdor fjalor etik

Ja kaq është shoqëria. Të tjerat janë pijetore si fizike aq edhe virtuale. TikTok na bën të fala, por bullizmi ka lind para online. Ndaj, në ndonjë tjetër mort “mos u takofshim”!