Një atentat me armë zjarri i ka marrë jetën Gëzim Sinomataj në Vlorë. Ngjarja është shënuar pak më parë në afërsi të Poliklinikës së qytetit. Nga hetimet paraprake dyshohet se Sinomati u ekzekutua me snajper mbrëmjen e kësaj të dielë. 22 vjeçari jetonte prej disa kohësh në Belgjikë ndërsa në Shqipëri kishte ardhur për festa. Pista e snajperit dhe kontrolle të në pallatet pranë banesës së Sinomataj janë shtuar pasi askush deri më tani nuk deklaron të ketë dëgjuar të shtëna. Ai është gjetur i pa jetë i vrarë me një plumb në ballkonin e banesës. Trupi i 22 vjeçarit është dërguar në morg. Viktima është i afërm iBernard Sinomatit, 37 vjeçarit të cilit dy vite më parë ju vu tritol në automjetin e parkuar poshtë pallatit. Hetuesit kanë mundur të lokalizojnë një automjet të djegur tek stacioni i trenit në Vlorë. Ky mjet dyshohet të jetë i autorëve.
Deklarata Policisë
Vlorë/Informacion paraprak Rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar dyshohet me armë zjarri shtetasi G. S., 22 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve.Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë.
22 vjeçari i vrarë ëdhtë i afërm i Bernard Sinomataj Më 3 Janar 2022 Bernardit i vunë tritol/ Foto