17 vite më parë Shqiëpria hoqi zyrtarisht dënimin me vdekje, ndërsa i fundit rast i përdorur ishte ai i ekzekutimit me varje të disa grabitasve më 1992 në Fier pas një krimi mostruoz grabitje me vdekje.
Dënimi i fundit me vdekje aplikuar më 1992 në Fier
E teksa reforma në drejtësi solli risinë e ndryshimit të shumë ligjeve mes tyre dhe kushtetutën, qeveria shqiptare ka kaluar një vendim pa bujë dhe konsultim publik, por që ngre mjaft Pikëpyetje? Pasi thuhet miratilin e listës së mallrave, por pa shpjeguar nëse është për të vënë në dijeni doganat që sduhet ti zhdokanojnë lejojnë të kalojnë transit apo cili është qëllimi i kësaj VKM-je dhe liste. Në shqipëri është folur shpesh për dënimin kapital, por Ratifikimi i Konventave me BE e ndalon aplikimin e vrasjes dhe e ka konvertuar me burigm përjetë.
Ja se çfarë thuhet:
Me propozim të Ministrit të Mbrojties z.Niko Peleshi qeveria ka miratuar një listë të gjatë të materailve që përdoren për ekzkeutimin e një dënimi me vdekje.
WebLajm sjell një pjesë të përmbajties të kësaj VKM e cila thotë “PËR MIRATIMIN E LISTAVE TË MALLRAVE, QË MUND TË PËRDOREN OSE NUK KANË PËRDORIM TJETËR PËRVEÇ QËLLIMIT TË DËNIMIT ME VDEKJE, TORTURËS OSE DËNIME APO TRAJTIME MIZORE, ÇNJERËZORE OSE POSHTËRUESE, TË CILAT JANË OBJEKT I KONTROLLIT SHTETËROR TË TRANSFERIMEVE NDËRKOMBËTARE”.
Ky vendim është zyrtar dhe në pikat e miratimit thotë:
VENDOSI: 1. Miratimin e listës së mallrave, që nuk kanë përdorim tjetër përveç qëllimit të dënimit me vdekje, torturës ose dënime apo trajtime mizore, çnjerëzore ose poshtëruese, sipas shtojcës nr. 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të cilat janë objekt i kontrollit shtetëror të transferimeve ndërkombëtare.
2. Miratimin e listës së mallrave, që mund të përdoren për qëllime torture ose ndëshkime mizore, çnjerëzore apo poshtëruese, sipas shtojcës nr. 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të cilat janë objekt i kontrollit shtetëror të transferimeve ndërkombëtare.
3. Miratimin e listës së mallrave, që mund të përdoren për dënimin me vdekje, sipas shtojcës nr. 3, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të cilat janë objekt i kontrollit shtetëror të transferimeve ndërkombëtare. 4. Ngarkohet Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shënim: Kjo VKM mund të jetë edhe model TIP nga direktivat e BE-s por e titulluar Miratim i Listës, ndoshta do duhet të shënohej Mallrat e ndaluar për tu tregtuar apo zhdoganuar në territorin Shqiptar!