Arben Ahmetaj i shpallur në kërkim për llogari të Spak dhe aferës së Inceneratorit, pas rrogës së ndërprerë nga Parlamenti po humb edhe mandatin e fituar në zgjedhjet 2021.
Ai fitoi mandatin në Qarkun e Tiranës ndërsa ishte kryesues liste për Kavajën. Shkak i humbjes së mandatit është një kërkesë e parlamentit drejtuar Kqz.

Sipas shkresës thuhet se Ahmetaj prej 6 muaj mungon pa arsye në punimet dhe aktivitetin e tij si deputet i zgjedhur.
Sipas rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 2021, mandati i Arben Ahmetajt i kalon Dallëndyshe Bici, aktualisht Drejtoreshë e Kadastrës, e në rast se për shkak të postit, Bici refuzon mandatin siç është raportuar deri më tani. Mandati do ti kaloj juristit Plarent Ndreca, i cili ka fituar 4008 vota personale po në Qarkun e Tiranës.
