E premtja është mbyllur me një atentat fatëmirësisht pa viktima në tiranë. 35 vjeçarit Zamir Kalemi i kanë qëlluar me armë për ta vrarë në zonën e Selitës. WebLajm sjell pamjet nga vendi atentatit. Të shtënat dyshohet se janë realizuar nga një mjet në lëvizje. 35 vjeçari i cili ndodhej në një automjet Smart rezulton se është vëllai Andrea Kalemit i arrestuar në Greqi dhe i dyshuar për atentatin ku humbi jetën Edmond Papa.
Njoftimi Policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 12.01.2024, rreth orës 22:55, tek rrethi i Selitës, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi Z. K., rreth 35 vjeç, i cili është transportuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e DVP Tiranë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Personi që i shpëtoi atentatit tek rrethi Selitës, Tiranë