Ish ministri Ilir Beqaj është gjobitur për të dytën herë nga policia brenda pak javësh në Spak.
Ai ka ardhur me automejtin e biznesmenit në hetim Ermal Kurtulaj, fuoristradë për të cilën spak kërkoi kontroll.
Sipas spak ky automjet dyshohet si pasuri e fshehur e ish Ministrit Beqaj.
Gjoba sot në një parkim të rezervuara para Spak ndaj automjetit Kurtulaj që përdor Beqaj është 3000 lekë.


U mora në pyetje nga hetuesi. Kam qenë në dispozicion dhe do të vazhdoj të jem, sot vazhduar më pyetje për procesin e sterilizimit. Kam qenë në shërbim të të gjitha institucioneve. Diskutuam edhe për gazin edhe për aneksin 8. Aneksi 8 është pjesë e dokumenteve standarde të tenderave të sterilizimit e listës së investimeve që duhet të bëjnë operatorët. Ndërkohë siç edhe mund ta shihni edhe sot kam ardhur me ndihëm e avokatit, me automjetin e famshëm luksoz që është parkua aty.’- ishte reagimi i Beqaj.
Media: Jeni gjobitur për parkim të gabuar
‘Prap gjobë? A faleminderit!
Media: Pse vini me makinën e Ermal Kurtulajt?
‘Unë nuk di t’i jap makinës, nuk kam pasur kurrë dëshmi drejtimi.