Teksa BBVip nis rrugëtimin banori që është fshehur mes publikut është Elvis Myrta. WebLajm sjell foton ekskluzive të Lisit ulur mes publikut. Askush deri më tani se di që ai është banori që do të futet direkt nga studio në shtëpinë e BBV3.
I pari u fut gazetari Drini Zeqo, banori i dytë Ilnisa Agolli. Ndërsa Myrta pritet të futet pas pak.
Elvis Myrta
Një gazetar i kronikës së zezë në “Big Brother VIP”/ Kush është banori më i ri që i bashkohet shtëpisë
23:15 – 13.01.2024
Një gazetar i kronikës së zezë në “Big Brother VIP”/ Kush është banori më i ri që i bashkohet shtëpisë
I fshehur mes publikut në studion e “Big Brother VIP”, Elvis Myrtaj u prezantua si banori më i ri i shtëpsië më të famshme në Shqipëri.
Elvisi ka lindur në Elbasan më 16.08.1986 dhe është gazetar i kronikës së zezë në televizionin “Fax News”. Ai është bërë viral për disa lapsuse gjatë raportimeve, teksa tha se tashmë është koha që t’i futet dhe botës së “show biz”-it.
Sa i përket banorëve që rtashmë kanë hyrë, ai tha se i trembet Meri Shehut, teksa me Rike Koçin do të flirtojë, pasi ai shpreson që të gjejë dhe dashurinë në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Nga ana tjetër, ai tha se nuk ka lajmëruar askënd nga puna që po hyn në BBVIP, duke u kërkuar falje. Ai kishte dhe porosi për opinionistët, teksa tha: “Ti Arbër je limotoz po më shave… ndërsa ti Ori, më shaj, thuaj çfarë të duash“ (TCH)