Një rezultat hetimi i kryer nga familja Spahiu e cila humbi djalin e mitur në Klinikën Private të stomatologjisë, ka zbuluar atë që ska mundur prokuroria dhe një skandal se si ky institucion mjekësor skishte liçencë!
Prindërit e 3 vjeçarit Brian Spahiu kanë kërkuar përjashtimin Alma Felaj si prokurore që po heton dosjen e vdekjes së të miturit pas kontrolleve dentare në klinikën e mjekut Roland Xhaxho. Këtë hënë ata kanë patur një takim me drejtuesimne Prokurorisë së Tiranës ku i kanë paraqitur edhe dokumenta ku pretendojnë se prokurorja nuk ka vepruar megjithëse klinika “Splendent” ka qenë e pa licencuar në momentin që djali është kontrolluar. Ata kanë paraqitur në Prokurori rezultatet s një inspektimi që bërë nga Inspektorumiati Shtetëtor Shëndetësor menjëherë pas ngjarjes, i cili ka rezultuar se subjekti në fjalë nuk ishte i pajisur me licencë për ushtrimin e aktivitetit në shërbime mjekësore dhe stomatologjike në kohën kur ka kryer ndërhyrjen. Ky është dokumenti ku bazohet babai i të ndjerit, në të cilin shkruhet se ndaj klinikës është vendosur masë administrative për shkelje të ligjit përkatës. Vajza e Roland Xhaxhos, Ina Xhaxho ka ankimuar këtë masë, por sërish është lënë në fuqi.








Dokumentat që faktojnë mungesën e Liçensës, gjobën e vendosur dhe kontrollin e ushtruar pas vdekjes së të miturit.