Pas disa kohë ndërprerje 12 automjetet inteligjente që kapin shkeljet e shoferave dhe automatikisht vendosin gjoba, janë rikthyer aktive me funksion 24 orë.
WebLajm sjell fotot e tyre në akset e vëndit, ndërsa mesatarisht veç një automjet rezulton se kap mbi 120 shkelje në ditë.




Rikthimi i tyre në rrugë është caktuar edhe me kërkesë të ministrit Balla për rritjen e kontrollit dhe parametrave të sigurisë.
Akset ku janë vendosur dhe funksionojnë i përkasin Rruga e Kombit, Tiranë-Durrës, Tiranë-Elbasan, Levan-Vlorë, Durrës-Kavajë-Fier, Rruga e Arbërit, Elbasan-Korçë.