Hyrje daljet e shpeshta Britani-Shqipëri kanë ngjallur dyshimet e policisë kufitare dhe njësisë së pasagjerëve në Rinas, ku nga kontrollet kanë zbuluar 11 mijë Paund të padeklaruara një shqiptaro-britaniku me origjinë nga Kruja.
WebLajm sjell foto të parave të sekuestruara në Rinas.

“Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” parashikuar nga neni 179/a i K.Penal ne ngarkim te shtetasit Y.V i cili po hetohet në gjendje të lirë.
Po ku u gjetën paratë?
Gjatë kontrollit fizik në çanten e dorës, shtetasit Y.V , iu konstatuan vlera monetare. Pas numërimit në prani të këtij shtetasi, rezultoi se kishte shumën prej 11.000 (njëmbëdhjetë mijë) Paund britanik, të cilat iu sekuestruan në cilesinë e provës materiale.