92 vite më parë Bashkia Vlorë skishte para të paguante pllakën e varrit të themeluesit të shtetit shqiptar Ismail Qemali.
WebLajm sjell dokumentin zyrtar të arkivit i cili tregon realitetin e hidhur se si babai i shtetit që krijoi më 1912, 20 vite më pas shteti që ai krijoi skishte as para për pllakën e varrit!
Postimi i Arkivit, dokumenti viti 1932
#AeDiniSe Bashkia e Vlorës nuk pagoi për ndërtimin e varrit të Ismail Qemalit?
Më 26 nëntor të vitit 1932, Prefekti Abedin Nepravishta njoftonte përmes një telegrami (lexo dokumentin) skulptorin Odhise Paskali, se Bashkia e Vlorës gjendej në pamundësi financiare për të paguar punimet e pllakës së varrit të Ismail Qemalit. Në këto rrethana, mbetej që punimet të ndërmerreshin në kuadrin e një detyrë patriotike.
Bashkëlidhur, paraqitet edhe letra që Paskali i ka dërguar nga Torino Zef Noraçit, për ta informuar se po merrej me punimet e pllakës së varrit të Ismail Qemalit.