Pas disa orë në dhomë këshillimi gjyqtarët kushtetues kanë vendosur të shapllin ditën e hënë vendimin për marrëveshjen ndërkombëtare Shqipëri-Itali.
Kjo marrëveshje i hap rrugë ndërtimit të kapmeve rezidenciale të emigrantëve në Shëngjin dhe në Bashkinë Lezhë ndërsa është kundërshtuar nga grupi rithemelimit si antikushtetuese.

Ndërsa sot, teksa në Shqipëri pritej vendimi kushtetueses Dhoma e Deputetëve në parlamentin italian miratoi me 155 vota pro, 115 kundër dhe 2 abstenim projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët.
Reagimi Gjykatës Kushtetuese
Sot në datën 24.01.2024, Gjykata Kushtetuese zhvilloi seancën plenare të radhës për shqyrtimin e kërkesës së paraqitur nga 30 deputetë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, me objekt: “Deklarimi i papajtueshëm me Kushtetutën të Protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë “Për Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Migracionit” dhe ndalimi i ratifikimit të tij nga Kuvendi. Pezullimi i procedurave për ratifikimin e Protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë “Për Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Migracionit” ”.
Gjatë shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese konstatoi se në datën 23.01.2024, ora 15:55, kërkuesi ka paraqitur parashtrime shtesë me shkrim, në përmbajtje të të cilave kërkohej edhe marrje e disa provave. Parashtrimet shtese iu komunikuan për dijeni subjekteve të interesuara në datën 24.01.2024, ora 9:30.
Në këto rrethana, Gjykata bazuar në nenet 43 pika 1 shkronja “ë” dhe 44/a të ligjit organik të saj, që parashikon të drejtën e palëve të kundërshtojnë kërkesat, përfundimet dhe shpjegimet e palëve të tjera, vendosi të shtyjë seancën gjyqësore të radhës në datën 29.01.2024, ora 10.00.