Apeli i Gjkko ka pranuar kërkesën e Spak për të mos hequr arrestin e shtëpisë për Sali Berishën.
Ankimin Berisha e bëri për të hequr masën e caktuar më 30 dhjetor 2023, masë arrest shtëpie të cilën e kërkoi Spak.
Ndërsa sot në ora 11 në ambjentet e Spak do të mbërrij Jamarbër Malltezi për tu pyetur. Ky hetim ndiqet nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.
Reagimi avokatit Genc Gjokutaj
“Vendimi i Gjykatës së Apelit për rrëzimin e kërkesës për administrimin e vendimit të përjashtimit, i cili u gjykua pas shpalljes së vendimit, gjë absurde, as më shumë dhe as më pak, Gjykata e Apelit vërtetoi, i dekriptua përfundimisht qëllimi politik i mbajtjes në izolim të z. Berisha, pasi për SPAK-un dhe ër Gjykatën Antikorrupsion nuk ka rëndësi nëse ai paraqitet ose jo, nëse ai jep shpjegime ose jo, është në dispozicion të procesit apo jo”.
Vendimi Apelit për z.Berisha
R E P U B L I K A E S H Q I P Ë R I S Ë
GJYKATA E POSAÇME E APELIT PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 25.01.2024, ora 09:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 27 akti, datë 16.01.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim/ankues S.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 520, datë 30.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit personal) dhe vendimit nr. 521, datë 27.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për përjashtim gjyqtari) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, dhe vendosi:
Miratimin e nr. 520, datë 30.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.