Kreshnik Hajdari i rizgjedhur më 14 Maj 2023 si qytetar i parë i Kuçovës ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit duke fshehur problemet me ligjin në greqi.
Me kërkes të SPAK ai u dënuar sot ndërsa burgu ju konvertua në shërbim prove. Ai është i dyti kryebashkiak që dohet nga Gjykata e Posaçme e cila më herët ka dënuar edhe Qerim Ismailaj në Mallakastër.
WebLajm ka mundur të mësojë se në hetim nga SPAK janë edhe 7 Kryebashkiak të tjerë të dyshuar për vepra penale nga shpërdorimi detyre, korrupsion dhe aferat me grupet mafioze si dhe pjesë e trafikut të drogës.
VENDMI GJKK për Kreshnik Hajdari
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 18.12.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurit Kreshnik Hajdari akuzuar për figurën e veprës penale “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal.
2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Elsa Ulliri, me vendimin Nr. 6, datë 25.01.2024 vendosi:
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Kreshnik Hajdari për kryerjen e veprës penale ”Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga neni 190/2 të K. Penal dhe dënimin e tij me 9 muaj burgim.
- Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Kreshnik Hajdari i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim.
- Në aplikim të nenit 63 të K. Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim ndaj të pandehurit Kreshnik Hajdari duke bërë zëvendësimin e tij me detyrimin që i dënuari të përmbushë një punë në interes publik, pa shpërblim.
- Urdhërohet i pandehuri Kreshnik Hajdari të kryejë 150 orë punë në interes publik dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës. Detyrimi për kryerjen e punës në interes publik duhet të përmbushet brenda 6 (gjashtë) muajve.
- Ngarkohet Shërbimi i Provës të përcaktojë llojin e punës që do të kryhet, vendin e kryerjes së punës dhe ditët e javës kur do të kryhet ajo, duke pasur parasysh, për aq sa është e mundur punësimin e rregullt të të pandehurit apo detyrimet e tij familjare. Kohëzgjatja e punës me interes publik nuk i kalon tetë orë në ditë.
- Një kopje e vendimit ť i dërgohet degës territoriale të Shërbimit të Provës, ku i pandehuri ka vendbanimin.
- Shpenzimet procedurale në fazën e hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurit.
- Kundër këtij vendimi lejohet ankim nga prokurori dhe i pandehuri në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.
U shpall sot në Tiranë, me datë 25.01.2024.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar