E teksa shqipëria përballet çdo ditë me problemet e konsumit të hashashit tek moshat e reja. Problem i cili ka detyruar institucionet të nisin operacionin “Tempulli”, një dokument i arkivit të shtetit zbulon se si masivisht bima narkotike përdorej edhe në vitet 50. Kohë në të cilën shqipëria ishte në fillimet e diktaturës.
Shqetësimin asokohe e ka ngritur ministria e shëndetësisë e cila thotë se bima narkotike shitej masivisht ditëve të pazarit nëpër vend.
#AeDiniSe deri në vitet ‘50, fëmijët vendoseshin në gjumë përmes hashashit?
Përdorimi i lëndës narkotike të hashashit për të përgjumur foshnjat ka qenë një prej problemeve më të mprehta shoqërore në Shqipëri. “Një ndër veset shumë të këqija të vendit t’onë, në lidhje me rritjen e foshnjeve, është dhënja e Hashashit….Shitja e tij ushtrohet lirisht në treg, veçanërisht në ditë pazari.”- citohet nga qarkorja e Ministrisë së Shëndetësisë, më 16 prill 1947.
Sikurse dëshmon edhe ky dokument, problematika ishte e përhapur në të gjithë vendin dhe për pasojë, kërkohej ndërmarrja e masave përkatëse për kufizimin e kësaj praktike, duke nisur me ndalimin 🚫e shitjes në pazaret javore të kësaj bime narkotike.