Një ngjarje e rëndë është shënuar para pak në Durrës. WebLajm mëson se konflikti ka nisur për zhurmat dhe ka përfunduar në plagosje. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për arrestimin e nipit të deputetit Ferdinad Xhaferri i cilo mësohet se shërben edhe si shofer i Xhaferrit.


Plagosja ka ndodhur më armë zjarri ndërsa shtetasi Gentian Kuqi është shpallur në kërkim.

I plagosuri me dy plumba ëdhtë shtetasi 40 vjeçar Mikel Spirollari dhe ndodhet në gjëndje të rëndë.
Njoftimi Policisë
Në lagjen nr 4 në Durrës, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi G.K, 50 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin M.S, 40 vjeç, (komshi), i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën dhe vijon puna për kapjen e autorit, i cili pas plagosjes së shtetasit M.S, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes do të ketë njoftim të dytë.